Eshtë hedhur shorti për ciklin eliminator për Kampionatin Evropian për grupmoshat U-17. Kosova U-17 është rreshtuar në grupin e gjashtë.
Djelmoshat e Besnik Kollarit do të kenë punë me Portugalinë, Malin e Zi dhe Republikën e Çekisë.
Nga ana tjetër, Shqipëria U-17 është renditur në grupin e dytë së bashku me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë.
Ndeshjet në fjalë priten të zhvillohen nga muaji tetor i vitit 2020.