DYLON

KF “Tërnoci” kampion i ligës lokale

KF “Tërnoci” kampion i ligës lokale
Avatar photo Redaksia

KF “Tërnoci” ka shënuar fitoren e radhës ndaj KF ”Lugina” në Preshevë me rezultatet 4:1 dhe kështu është shpallur kampion në Ligën e Pçinjës që tubon ekipet e futbollit të  ligës lokale, shkruan Titulli.com. 

“Me fitoren e sotit KF Tërnoci kalon në ligën Zonale dhe kështu shkruan historinë për herë të parë”, thuhet në njoftimin e e publikuar të KF”Tërnoci” në Facebook. 

EkoHigjiena

Gjithashtu thuhet në njoftim se kjo është një përpjekje e shumë gjeneratave dhe brezave ndërsa ajo tandi do të garojë në ligën rajonale “Jug”. 

“Është një rrugëtim i gjatë. Ky kalim historik në ligën zonale u dedikohet të gjithë atyre që kanë kontribuar që KF Tërnoci të arrijë këtu e në veçanti tërrnocasve dhe tifozërisë së saj AGALLARVE”, thuhet mes tjerash në njoftimin e publikuar. 

Në tabelën e ligës së Pçinjës KF “Tërnoci” është renditur e para me 54 pikë dhe u pasuar nga KF “Lugina” me 42 pikë tabelare.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.