DYLON

FFK: Kosova U17 (vajzat) merr pjesë në kualifikimet e Evropianit 2023 

FFK: Kosova U17 (vajzat) merr pjesë në kualifikimet e Evropianit 2023 
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës U17 (vajzat) do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023, ku bën pjesë në Grupin 3 të Ligës B, së bashku me Shqipërinë, Moldavinë dhe Maqedoninë e Veriut, njofotn faqja zyrtare e FFK-së.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 18 deri më 24 tetor në Elbasan dhe në Rrogozhinë. Ndeshjen e parë vajzat e drejtuara nga Sanije Krasniqi do ta luajnë kundër Moldavisë, të martën, në orën 12:00 në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

EkoHigjiena

Tri ditë më vonë do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin stadium, derisa ndeshjen e fundit e zhvillojnë kundër Shqipërisë, më 24 tetor, në “Elbasan Arena”, në Elbasan, në orën 14:30. Për këto kualifikime përzgjedhësja Sanije Krasniqi ka grumbulluar 20 futbolliste, prej të cilave vetëm një aktivizohet jashtë vendit.

Lista e futbollisteve
Djellza Memeti – KFF EPCOM
Rajmonda Spahiu – KFF Mitrovica
Xheneta Krasniqi – KFF Malisheva
Ariola Morina – KFF Malisheva
Agnesa Aliu – KFF 16 Qershori
Lauresa Tahiri – KFF Vizioni
Rita Feka – KFF Mitrovica
Besjana Zogaj – KFF Dukagjini
Sahare Berisha – KFF Kosova VR
Albina Gegaj – KFF Feronikeli
Flakresa Gerbeshi – KFF Intelektualet
Liza Hoxha – KFF Bazeli 2015
Shenarta Bela – KFF Bazeli 2015
Aurora Mulliqi – KFF Llapi
Elona Paci – SG 99 Andernach
Alba Shabani – KFF Presingu
Bardha Mahmuti – KFF Intelektualet
Elta Miftari – KFF Istogu
Erjona Mehmeti – KFF Ferizaj
Almira Mehmeti – KFF Ardhmëria

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.