Kombëtarja U15 e ka mbyllur në mënyrë triumfuese garën “UEFA Development Tournament”, që u mbajt në Kamëz nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij turneu Dardanët e rinj kanë shënuar fitore në duel me Shqipërinë, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Kosovën e shënoi Elton Krasniqi.
Kësisoj, Kosova e mbylli turneun me 9 pikë, me 12 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Pozita e dytë i takoi Shqipërisë me 4 pikë, vendi i tretë Estonisë më 3 pikë dhe Taxhakistani mbeti i fundit me 2 pikë.
Në ndeshjen e parë Kosova e mundi Taxhikistanin 8:0, derisa në ndeshjen e dytë e mposhti Estoninë, 3:0.