Me ose pa vullnetin tonë, Kosova është vonuar shumë ta ketë një lider të vërtetë, lider të sukseseve, lider që e shkruan historinë, që janë busullë, janë faktorë që ngrisin moralin e popullit, vetëdijën kombëtare, dhe dashurinë ndaj shtetit. Vetëm një lider i vërtetë di të sillet ngrohtë me mikun, duke i bërë me dije limitet, dhe di ti tregojë vendin armikut.
Ardian Azemi
Kosova, për fatin e keq, kishte mungesë të një lideri të vërtetë, pak me fajin tonë, pak nga euforia e lirisë, e goxha shumë nga (pa)drejtësia ndërkombëtare. Një mori temash për të cilat sot flasim në fushatë elektorale, do të duhej të ishin të mbyllura tani, madje edhe të harruara. Njëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, shpërfaqet nevoja ti themi popullit; na përkrahni neve sepse jemi ata që do ta ruajm Kosovën shtet. Imagjinoni, ende flasim për rrezikun e të qenit tamam shtet.
Në vende normale, me liderë normal, kjo nuk do të ndodhte, sepse është gati tradhti kombëtare, në mos tamam tradhti. Të tjerët që kanë bërë gjenocid mbi popuj të okupuar, shpesh dhe pa asnjë pengesë, hapin kapituj të ri për tu bërë pjesë e familjes evropiane, ndërsa Kosovës i kërkohet ta diskutoj indirekt edhe statusin, nëse duhet apo jo t’ia shtojmë edhe një mini-republikë Republikës sonë. E tmerrshme!
Pse duhet ti besojmë Ramush Haradinajt,
Ramushi që në mëngjes ka me kalua kah koka e vëllezërve dëshmorë, në oborrin plotë varre. Të parët që do ti shkelte, janë vëllezërit e tij, gjaku i tij, e nëse e bënë këtë, le të shkelë edhe mbi mua. Kurrë nuk mund të më bindë dikush që çlirimtarët, ata të vërtetit, ata të cilëve iu përgjysmua familja nga lufta, shkelin mbi interesat e popullit dhe cenojnë vendin territorialisht. Asnjëherë!
Vazhdimisht dhe shumë gjatë kohë, kanë thënë se lojërat e fatit janë të Ramush Haradinajt. Kur Ramushi i mbylli, të tjerët nisën me kundërshtu. U munduan t’ia bënin gropën përmes taksës, në mënyrë që kryeministri të tërëhiqet nga ky vendim, dhe të humbë autoritetin dështuan.
E kanë akuzuar vazhdimisht që nuk po e shfrytëzon të drejtën kushtetuese për ti udhëheqë bisedimet me Serbinë, mirëpo nuk e kuptuan saktë kur tha se nuk është njeri i tavolinave. E morën se nuk ka aftësi, mirëpo e vërteta ishte se nuk është i atyre tavolinave ku diskutohet diçka çmimi i së cilës ishte i lartë, kosto e lartë me shumë jetë njerëzish.
Jemi me fat që kemi një lider si Ramushi. I besoj sepse ma ka dëshmua se është i veçantë!
e sponsorizuar