DYLON

Kemal Shahin rizgjidhet kryesues i Komitetit për komunitete

Kemal Shahin rizgjidhet kryesues i Komitetit për komunitete
Avatar photo Redaksia

Komiteti për komunitete e ka rizgjedhur sot Kemal Shahin në krye të kësaj trupe komunale, të cilën ai e ka udhëhequr për disa mandate, që nga paslufta e këndej.

Për arsye shëndetësore, Kemal Shahin kishte dhënë dorëheqje nga Komiteti për komunitete në prill të këtij viti, por meqë gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndërkohë, ai ka pranuar të rikthehet përsëri.

Rizgjedhja e tij është bërë në procedurë të rregullt, përmes procesit të votimit nga anëtarët e kësaj trupe komunale.

EkoHigjiena

Përndryshe, ky komitet është treguar shumë aktiv në identifikimin dhe trajtimin e kërkesave dhe problemeve të komuniteteve, të cilat jetojnë në komunën e Gjilanit dhe jo rrallë është përmendur si shembulli më i mirë në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.