Data 4 shkurt, kudo në botë kujtohet dhe shënohet si Dita Botërore Kundër Kancerit.
Kjo duke organizuar aktivitetet të shumta vetëdijësuese dhe solidarizuese me personat që vuajnë nga kjo sëmundje.
Edhe në Kosovë, Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Klinika e Onkologjisë organizojnë aktivitete për të shënuar Ditës Botërore të Kancerit – 4 shkurtin.
Fillimisht, është paraparë një tryeze e rrumbullaket me përfaqësues të Qeverisë, menaxhmentit të SHSKUK, IKSHP dhe profesionistë të fushës (tema: sëmundjet malinje, sfidat e menaxhimit të tyre në botë dhe në vendin tonë)
Aktivitetet do të zhvendosen në një konferencë informuese me përfaqësues të mediave për të vazhduar më pas me shpërndarjen e brodhurave informuese për sëmundjen, kujdesin paraprak, masat parandaluese dhe luftën kundër kancerit.