Sonte përfaqësuesja A e Kosoves fillon misionin për t’u kualifikuar në rrethin e ardhshëm për Eurobasket 2021. Sfida e parë për Dardanët është ndaj Luksmeburgut.
Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm, sepse në rast të fitores do të rriteshin gjasat për kualifikim.
Pjesë e grupit është edhe Britania e Madhe, derisa fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.
Mungesë e madhe do të jetë Lis Shoshi, i lënduar, por Dardanët janë të motivuar për të fituar dhe për të bërë një hap para drejt misionit të kualifikimit.