Sot fillon Kampionati Evropian i Karatesë 54-të me radhë, që zhvillohet në Guadalajara të Spanjës. Ekipi i karatesë së Kosovës në këtë kompeticion prezantohet me 10 garues.
Për dallim me aktivitetet tjera, kur Spanja refuzonte pjesëmarrjen e Kosovës me simbole shtetërore në këtë garë gjërat kanë ndryshuar.
Pas dënimeve dhe penalizimeve qe mori, shteti spanjoll është dorëzuar dhe në Spanjë janë vendosur simbolet e shtetit të Republikës së Kosovës.