Kompania “14 Fourteen” që përkujdeset për rekuizitat sportive të Përfaqësueses së Kosovës tashmë ka krijuar një tjetër edicion special të fanellave për “Dardanët”.
“Çdo ndeshje është një aventurë, çdo ndeshje është e veçantë, është koha ta kujtojmë çdo moment, kjo është arsyeja pse ne jemi me ju për ta kujtuar atë”, shkruan faqja e kompanisë 14 Fourteen.
Këtë herë Kosova do të vishet me fanellën e bardhë, e cila e ka një dizajn unik.
Në mesin e fanellës janë ngjyrat e kaltërta dhe të zezë, ndërkohë në fundin e fanellës është e publikuar edhe harta e Kosovës.