DYLON

Fillon java e 13-të e Superligës, Llapi e nis me fitore

Fillon java e 13-të e Superligës, Llapi e nis me fitore
Avatar photo Elife Sherifi

Llapi ka triumfuar minimalisht ndaj Drenicës në javën e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi nisi xhiron e kësaj jave, gjersa arriti të marrë tri pikë fal golit të Mentor Zhdrellës në minutën e dhjetë të takimit.

Me fitoren e arritur ndaj ‘kuqezinjëve’ nga Skenderaj, ekipi i Tahir Batatinës nuk lëviz pozicion (5), por shkon në kuotën e 23 pikëve.

EkoHigjiena

Kjo ishte humbja e parë e Drenicës pas gjashtë javësh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.