DYLON

Werder Bremen me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Werder Bremen me fjalë të mëdha për Milot Rashicën
Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti kosovar, Milot Rashica po tregon formë të lartë te klubi gjerman, Werder Bremen, ku në secilin ndeshje po arrin ta gjejë golin.

Ai ishte protagonist në fitoren e Werder Bremen në kuadër të Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal) ndaj Heidenheim, ku shënoi një gol shumë të bukur.

Klubi nuk po i ndal lëvdatat drejt tij, madje në një postim tregon se lojtari ka filluar edhe t’i rendit rekordet.

EkoHigjiena

Ai ka shënuar në Kupë në pesë ndeshje rresht, duke vendosur rekord të ri të klubit dhe u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’.

Bremen e përcolli këtë me një shprehje interesante: “Është bota e Milot Rashicës, ne po jetojmë në të”.

Rashica është pjesë kryesore e Kosovës dhe pritet shumë nga ai në ndeshjet e fundit ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.