Basketbollistët e Kosovës U18 kanë pësuar humbje nga Austria 79:92, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Rumani.
Dardanët e rinj e fituan çerekun e parë 23:19 dhe luftuan deri në fund, por pa arritur të fitojnë.
Dita e hënë është pushim, derisa të martën nga ora 19:45 do të përballen me Bjellorusinë dhe një ditë më pas do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në grupe kundër Portugalisë.