Kosova shënoi fitore prej 3 me 1 në përballjen ndaj Turqise në një ndeshje shumë të bukur para tifozëve “Dardanë”. Kosova U21 ka shënuar fitore bindëse në “Fadil Vokrri” ndaj Turqisë U21, për t’u bërë edhe lider i grupit.
Ishte Arbenit Xhemajli ai që i dha epërsinë Kosovës në minutën e 45+2, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Mysafirët e nisën më mirë pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 46 përmes Dervisoglut.
Por, në vazhdim Kosova shënoi edhe dy herë. Ishte Mirlind Daku në minutën e 72. Derisa golin e fundit e shënoi Lirim Kastrati me një goditje shumë të bukur në minutën e 89.
Të gjithë golat e Kosovës ishin dedikim për Arbër Zenelin, që u lëndua në sfidën ndaj Malit të Zi me kombëtaren A të Kosovës.
Me këtë fitore Kosova është lider në Grupin 3 me 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara. Derisa e dyta është Turqia me katër pikë. Në vendin e tretë është Shqipëria me 2 pikë.