• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Presione të pareshtura nga regjimi nacionalist serb ndaj boshnjakëve e Sanxhakut

Redaksia 2LONLINE 12 Qershor, 2019 3 min
 Presione të pareshtura nga regjimi nacionalist serb ndaj boshnjakëve e Sanxhakut

Këshilli Kombëtar Boshnjak, si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi , ka dërguar kërkesë Serbisë dhe Malit të Zi për vendosjen e statusit special për Sanxhakun, territori i së cilit është ndarë nga viti 1912 dhe shtrihet në këto dy shtete. Si rezultat i këtij veprimi, kanë filluar presione të pa reshtura të nacionalistëve serb ndaj Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe boshnjakëve të Sanxhakut.

Nga: Ismet Azizi

Siç është ka raportuar Tanjug, ministri i administratës shtetërore dhe vetëqeverisje lokale në qeverinë serbe, Branko Ruzhiq ka paralajmëruar dërgimin e “inspeksionit” në Këshillin Kombëtar Boshnjak për shkak të kërkesës drejtuar zyrtarëve kryesorë të Serbisë dhe Malit të Zi për vendosjen e statusit special në Sanxhak.

Kjo nuk është hera e parë që pionieri i Sllobodan Millosheviqit, Ministri Ruzhiq, shfaqet në mënyrë fashiste nga vitet 90-ta e këtej, në lidhje me kërkesat legjitime të boshnjakëve të Sanxhakut.

Në demonstrata e 5 tetor t; vitit 2000, kur ra sundimi i Mollosheviqit në Serbi, Ruzhiq ishte në pozitën e liderit të rinjve të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS-it) dhe sikur të ishte kryer lustrimi në Serbi, as Ruzhiq e as partia e tij, pra Partia Socialiste e Serbisë , lider i së cilës tashmë është Daçiq, nuk do mund të vepronin politikisht sot në Serbi. Për shkak të mungesës së ligjit dhe drejtësisë, jo vetëm për shkak të mungesës së lustracionit, por edhe për shkak të mos procesimi të krimeve të luftës, sigurisht edhe për ekzistimit të mafisë shtetërorë të cilën PSS (SPS) kishte krijuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, Serbia tani është peng i së kaluarës, thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar Boshnjak.

Sanxhaku nuk dëshiron të mbetet në atë robëri. Një seri kërcënimesh drejtuar nga ministrat serbë, dhe sidomos ai i dërguar nga presidenti serb Vuçiq nga parlamenti serb, thonë se Serbia nuk dëshiron dialog. Prandaj është e nevojshme që sa më shpejt të jetë e mundur të mundësohet “Inspektimi” ndërkombëtar, nën përkujdesjen e OKB-së, BE-së dhe NATO-s, për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mes Sanxhakut dhe Serbisë, si dhe zgjidhjen e statusit të Sanxhakut.

Sa i përket inspektimit që kërcënon regjimin serb, thuhet në reagim, se KKB është organ politik i zgjedhur që përfaqëson boshnjakët, me asgjë më pak legjitimitet elektoral i organeve që përfaqësojnë serbët, siç janë qeveria fatkeqe në të cilën përbërje është Ruzhiq. Histeria dhe shpërthimet gjithnjë e më të shpeshta të përfaqësuesve të regjimit shovinist serb dëshmojnë faktin se fundi i fashizmit është afër, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Etiketa:ismet azizi Këshilli Kombëtar Boshnjak Sanxhaku Serbia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Policia Kufitare kap një kamion cisternë me naftë të papërpunuar dhe mallra të tjera, dyshohen se janë futur ilegalisht nga Serbia në Kosovë

12 Maj, 2022

Mehaj: Sjellja destruktive shumë e rrezikshme dhe anti-perëndimore e Serbisë

11 Prill, 2022

Dik Marti viktimë e veprimeve të tij

11 Prill, 2022

Kryeministri Kurti në Rezallë: Gjenocidi i Serbisë njihet edhe botërisht përveçse nga ne që e përjetuam

5 Prill, 2022

Kosova në prag të legjitimimit të ndarjes politike!

14 Mars, 2022

Një prishje, një dritare!

7 Shkurt, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com