Kosova për dy ditë ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim. Dy ndeshjet miqësore i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq për të parë formën e lojtarëve, para ndeshjeve të muajit gusht.
Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme në përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku ‘Dardanët’ do të ballafaqohen me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.
Sa i përket ndeshjes së fundit, fitore ka shënuar Sllovakia me rezultat 82:65.
Sfida e parë për Kosovën do të jetë ndaj Luksemburgut në udhëtim më 3 gusht.