Shqipëri, hapet palestra sportive për xhudo “Majlinda Kelmendi”

Shqipëri, hapet palestra sportive për xhudo “Majlinda Kelmendi”

Xhudisti veteran, Anton Cena, aktualisht trajner i klubit ‘Polici’ nga Prishtina dhe ‘Studenti’ nga Vushtrria, ndërtoi palestrën sportive special për xhudo ne Shqiperi.

Cena me një fanatizëm të pashoq realizoi ëndrrën e tij, që të ketë një palestër sportive në shtetin amë. Ai zgjodhi qytetin e shtetit shqiptar, Lezha qe ta realizoj investimin e tij.

Palestra e re e mban emrin e krenarisë së kombit shqiptar, kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi!  Palestra sportive “Majlinda Kelmendi”  gjendet në Tale të Lezhës.

Majlinda së bashku me trajnerin më të mirë shqiptar, Driton Kuka, morën pjesë në ceremoninë hapëse të palestrës simpatike. Në një atmosferë festive Majlinda preu shiritin në hapjen zyrtare të kësaj palestre.

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, trajneri që me garuesit e tij nuk ka medalje e trofe që nuk ka sjellë në shtetin e Kosovës, e vlerësoi lart këtë investim.

“Hapja solemne e Dojo që do të shërbej për kampe stërvitore në shumë sporte, por sidomos për sportin e xhudos u ndërtua nga njeriu që krejt jetën ja ka kushtuar sportit të xhudos Anton Cena. Qendra Sportive ‘Majlinda Kelmendi’ siç u emërua palestra prej tash do jetë edhe një vend ku do rriten e ndërtohen sportistë që do prezantojnë vendin tonë në gara ndërkombëtare!”

“Tani më në Kosovë e Shqipëri shumë palestra për sportin e xhudos po punojnë dhe veprojnë dhe do doja që në Sportin e vetëm me medalje të artë olimpike edhe shtetet të investojnë sepse deri tash investimet janë vetëm private”, ka shkruar Kuka.

KOMENTE