Pse në politikë?
Pse në AKR?
Qytetarë të dashur, Kohë të gjatë kam shërbyer kombin tim përmes bashkëpunimit me organizata dhe institucione të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare.
Vlen të përmenden: Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, UNESCO, Human Rights Watch, Amnesty International, Physicians for Human Rights, Rotary International, Këshilli i Evropës, ICTY, OSBE, KFOR, ICRC, UNMIK, Harvard School of Public Health, Peoples Decade for Human Rights Education etj.
Së bashku kemi implementuar projekte të shumta vetëdijesimi, edukimi për të Drejtat e Njeriut, mbrojtjen/dokumentimin e shkeljes së të drejtave të njeriut, identifikimin e viktimave dhe dokumentimin e krimeve të luftës si dhe dokumentimin e shkeljes së neutralitetit mjekësor etj.
Së bashku me mijëra aktivist të palodhur, kamë kontribuar vullnetarisht gjatë viteve 1990-1999 për të dokumentuar abuzimet e shumta nga pushteti Serb.
Përkushtimi i aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe lufta e armatosur e UÇK mundësuan që Kosova të del nga terri informativ dhe hapi rrugën për intervenimin ushtarak ndërkombëtar dhe lirinë e Kosovës.
Tani, Kosova është përsëri në rrezik, por nga vetë lidershipi i saj i papërgjegjshëm. Kosova ka humbur rrugën dhe nuk do mbijeton nëse nuk bëhen ndryshime.
Qytetarit tonë të dashur duhet t’i kthehet shpresa, mirëqenia, buzëqeshja dhe siguria. Ai meriton të jetoj më mirë dhe me dinjitet.
Ftoj miqtë të aktivizohen politikisht dhe të ndihmojnë zhvillimin ekonomik, edukimin kualitativ, punësimin, besimin në vetvete dhe tek njëri-tjetri.
Përvoja e tyre është më se e nevojshme për zhvillimin dhe integrimin e vendit. Vetëm me aktivizim politik mund të ndryshohen gjërat. Politika është sfidë ku intelektuali duhet të provoj veten.
Aktivizimi politik dhe hapësira për veprim në AKR është e mjaftueshme për të sjell ndryshim, kthyer shpresën dhe besimin e humbur. Bashkëpunimi me partnerët e koalicionit do zhduk terrin në Kosovë.
VOTONI EDHE JU, SË BASHKU MUND T’IA DALIM.
Koalicioni i Shpresës -16 Neshad Asllani – 38
/Neshad Asllani/
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017