Tre xhudistë kosovarë do të jenë pjesë e garës së fundit për këtë vit “World Judo Masters” që mbahet në Qingdao të Kinës.
Federata e Xhudos së Kosovës bën të ditur se, “World Judo Masters është gara e fundit për këtë vit në kalendarin e garave të IJF dhe EJU, në këtë garë marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori”.
Disitria Krasniqi (-48kg) që në ndeshjen e parë takohet me fituesen e ndeshjes ndërmjet brazilianes Gabriela Chibana dhe gjermanes Katharina Menz.
Nora Gjakova (-57kg) në ndeshjen e parë takohet me koreanen Jisu Kim, kurse Akil Gjakova (-73kg) në ndeshjen e parë takohet me garuesin nga Gjermania Anthony Zingg.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen nesër, kurse Akil Gjakova pasnesër.
Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni nga ora 03:00 e mëngjesit.