Kosova ka pësuar humbjen e parë në fazën kualifikuese për “Euro 2020”. Ishte Anglia skuadra që mposhti Dardanët me rezultatin 5-3.
Mirëpo kjo nuk ishte humbja e vetme për kombëtaren e Kosovës. Është mesfushori Besart Halimi, ai i cili pritet t’i mungoj Kosovës për sfidën e radhës ndaj Malit të Zi në tetor.
Kjo pasi Halimi në këtë takim është ndëshkuar me karton të verdhë dhe e ka plotësuar numrin e tyre për takimin e radhës.