Kosova nuk do të jetë e njejta për ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Anglisë, pasi i mungojnë pesë lojtarë të formacionit bazë.
Milot Rashica nuk do të luaj për shkak të lëndimit, e për të njejtën arsye do të mungojnë Herolind Shala, Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu.
Edhe Benjamin Kololli nuk është i gatshëm ende dhe sipas të gjitha gjasave do të mungoj në grumbullimin e ardhshëm.
Si rrjedhojë, trajneri Bernard Challandes është i detyruar që në dy ndeshjet e ardhshme të bëj shumë ndryshime në formacion dhe t’i jap hapësirë futbollistëve të rinjë si Ibrahim Dresheviq e Florent Muslija.