Përfaqësuesja e Kosovëska mbajtur sot stërvitjen e parë pas ndeshjes gjysmëfinale të “play-off”it për kualifikim në Evropian.
Në seancën e mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas morën pjesë vetëm futbollistët që nuk u paraqitën në duelin e mbrëmshëm kundër Maqedonisë së Veriut dhe ata që kishin më pak minuta në këtë takim.
Ndërkohë, ekipit iu bashkua edhe portieri Samir Ujkani, i cili do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Greqisë.
Tashmë futbollistët dardanë kanë lënë pas shpine zhgënjimin e madh të përjetuar mbrëmjen e kaluar, duke u përqendruar plotësisht në dy ndeshjet e radhës me qëllim të prezantimin sa më të denjë.
Nesër Kosova e zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00, derisa paraprakisht në orën 18:30 mbahet konferenca për media.