FFK konfirmon nëse Challandes do të jetë trajner i Kosovës, sqarohet pse nuk erdhi kapiteni

FFK konfirmon nëse Challandes do të jetë trajner i Kosovës, sqarohet pse nuk erdhi kapiteni

Federata e Futbollit e Kosovës ka analizuar rrjedhën e takimit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ngjarjet pas rezultateve të fundit të Kosovës dhe eliminimin për në Evropianin 2021.

FFK ka konfirmuar se përkundër rezultateve selektori, Bernard Challandes do të jetë në stol të “Dardanëve” edhe për një kohë.

Krerët e FFK-së mbajtën takime të veçanta, fillimisht me futbollistët e pastaj me shtabin teknik të ekipit, me ç’rast edhe i’u konfirmua qëndrimi.

“FFK jep besimin e plotë ndaj përzgjedhësit Bernard Challandes dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke kërkuar nga ta që të jenë edhe më vigjilentë në këtë periudhë jo të lehtë për ekipin dhe që të jenë të gatshëm për të ndihmuar futbollistët ta përballojnë këtë situatë, si dhe që t’u japin mundësi të gjithëve dhe të krijojnë ekipin më të mirë”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e lëshuar.

Në anën tjetër përzgjedhësi Challandes në këtë takim tha se ai e merr përgjegjësinë për rezultatin e djeshëm, por po ashtu u shpreh i gatshëm dhe entuziast për të vazhduar punën me këtë ekip dhe për të provuar të marrë maksimumin nga ky grup i lojtarëve ndaj të cilëve ai shprehu besim të plotë.

Po ashtu FFK ka sqaruar edhe rastin e mos ardhjes së Amir Rrahmanit, duke e bërë të ditur se ishin institucionet nga Regjioni i Napolit që nuk e lejuan ardhjen e kapitenit të Kosovës.

“FFK ka bërë përpjekje të mjaftueshme për ta sjellë Amir Rrahmanin në Kosovë, oërmes Ministrisë e Sportit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadën italiane në Prishtinë, ambasadoren e Kosovës në Romë, Federatën e Futbollit të Italisë si dhe UEFA-n e FIFA-n, të cilët kanë qenë të involvuara në këtë rast. Por ishte vendimi i autoriteteve shëndetësore të Regjionit të Napolit për të mos e lejuar atë të udhëtojë në Kosovë. Prandaj, kritika ndaj këtyre futbollistëve është krejtësisht e padrejtë, sepse ata futbollistë janë vlerë e Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Futbollistët bashkë me shtabin teknik premtuan që me përkushtim dhe duke e dhënë maksimumin do të vazhdojnë ta bëjnë krenar popullin e Kosovës dhe sidomos grupin e tifozëve “Dardanët”.

Ata po ashtu e falënderuan Federatën e Futbollit të Kosovës për përkrahjen dhe kushtet krijuara.

KOMENTE