Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nuk arriti ta kalonte fazën parakualifikuese të Eurobasket 2021.
Por, “Dardanët” do të luajnë në muajin gusht në fazën shtesë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021. Kosova përfundoi në vendin e tretë dhe të fundit në grup pasi pësuan nga dy humbje nga Rumania dhe Maqedonia.
Mirëpo, ata do ta kenë edhe një rast për ta arritur fazën kualifikuese, fal raundit shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 që do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht.
Fituesi i grupit do ta sigurojë një vend në kualifikime të këtij kompeticioni. Kosova do të jetë në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.
Orari i Përfaqësueses së Kosovës:
3 Gusht 2019
Luksemburgu – Kosova
7 Gusht 2019
Kosova – Britania e Madhe
14 Gusht 2019
Kosova – Luksemburgu
17 Gusht 2019
Britania e Madhe – Kosova