Ish kapiteni i Kosovës U21, ka marrë ftesë nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes. Mesfushori Florent Hasani do të grumbullohet për herë të parë me Kosovën.
Hasani ka treguar formë të mirë prej se është larguar nga futbolli i Kosovës. Me ekipin Diosgyor në Hungari po luan në sezonin e dytë.
Para pak ditësh, Hasani ka theksuar që në afatin kalimtar të verës pritet të largohet drejt një ekipi më të madh.