Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Luksemburgun dhe ka arritur fitoren e parë në kuadër të parakualfikimeve për Eurobasket 2021.
Kosova shënoi fitore me rezultat 109-88, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Lojtarët më të dalluar tek Kosova ishin Dardan Berisha me 32 pikë dhe Divine Myles me 23 pikë.
Kjo fitore ia mban shpresat Kosovës për një kualifikim të mundshëm. Në ndeshjen e fundit, Kosova duhet ta mposhtë Britaninë e Madhe për t’u kualifikuar.