Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon të përballet me mungesa të lojtarëve, si pasojë e lëndimeve të tyre. Pas mungesave të sigurta të Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, ishte Milot Rashica ai që pësoi dëmitim.
Tani në dyshim është edhe Herolind Shala për ndeshjet e shtatorit, pasi ka pësuar një frakturë në dorën e djathtë. Ai pritet të futet në operim dhe do të mungoj disa javë. Numri i lëndimet ka shkuar në katër.
Marrë parasysh se të gjithë lojtarët e lënduar janë nga yjet e skuadrës kosovare pritet të krijojnë zbrazëtira dhe mungesë të dukshme në fushë ne ndeshjet ndaj Cekise dhe Anglise.
Mbetet të shihet strategjia e trajnerit, Bernard Challandes nëse mund të mbulohen hapësirat bosh të skuadrës me lojtarët e rinj.