Kosova nuk doli me pikë në udhëtim në një ndeshje të vështirë ndaj Sllovenise. “Dardanët” kanë humbur me rezultat 2-1 kundër Sllovenisë në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.
Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit, ku të parët shënuan “Dardanët”, me anë të Vedat Muriqit në minutën 58’. Vendasit e kthyen rezultatin menjëherë me anë të Kurtic, me një kundërsulm në minutën e 63-të.
Kosova u mbajt deri në minutat e rregullt të lojës, ndërsa një penalti diskutabile nga gjyqtari polak, Bartosz Frankowski në minutën e 93-të i dha fitoren Sllovenisë, ku nga pika e bardhë shënoi Ilicic.
Me këtë humbje, Kosova mbetet në vendin e tretë me dy pikë derisa Sllovenia është e para me 13 pikë dhe Greqia në vendin e dytë me 11 pikë.
Në javën e fundit, Kosova luan me Moldavinë derisa Sllovenia dhe Greqia luajnë për vendin e parë.