Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bashkim Hasani, në emër të të dy qeverive, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Statusin e pjesëtareve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës, gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territoret e shteteve përkatëse.
Kjo Marrëveshje e cila u nënshkrua gjatë seancës së sotme ndërqeveritare midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës rregullon statusin e pjesëtarëve të forcave tona, komponentit civil dhe vartësve të tyre, procedurave për hyrje, dalje, stacionim të përkohshëm dhe kalimin transit në territorin e shteteve tona.
Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi se kjo është një e arritur me rëndësi shumë të madhe në nivelit më të lartë të bashkëpunimit fqinjësor me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjithnjë në interes të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.