DYLON

Ministri Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Turqi

Ministri Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Turqi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj udhëtoi për vizitë katër ditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut të tij, ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj përveç takimit me homologun e tij, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Komandën e Forcave Speciale, Akademinë Ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ministri Mehaj do të vizitojë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi dhe Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara.

Vizita përkatëse realizohet në kuadër të objektivit të ministrit Mehaj për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.