Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Haradinaj, deshëm ose jo ta pranojmë, është shumë më ndryshe se gjitha qeveritë 20 vitet e fundit. Aleanca në pushtet me kryeministër Haradinajn, ka krijua një standard të ri në qeverisje.
Shkruan: Ardian AZEMI
Pak punë është nëse mund të merrem subjektiv në opinionin tim, gjërat shihen qartë dhe nga çdo përspektivë. Është krijua një model ndryshe i të udhëhequrit me shtetin, dhe kushdo që vjen kryeministër pas Haradinajt, do ta ketë problem ta mbaj këtë ritëm të punës, sepse e kaluara na frikëson shumë për të ardhmen. Kemi përvojë të keqe me kryeministra dhe qeveri.
Nuk e di nëse është fat apo fatkeqësi, por Ramush Haradinajt i kanë ra hise shumë tema të rëndësishme, tema të mëdha dhe shumë të ndishme, tema të cilat do të duhej të ishin të mbyllura tani e shumë vite më parë. E thash fat sepse Haradinaj qëlloi të jetë kryeministër në momente kritike për vendin, saktësisht kur Kosovës i duhej një kryeministër që këmbëngulë në të drejtën e popullit dhe shtetit, një kryeministër që nuk bënë kompromise në kurriz të vendit. Fatkeqësi sepse, disa tema me të cilat po përballet kjo qeveri, do të duhej edhe të fillonin ndryshe, por edhe të mbylleshin me kohë.
Imagjinoni, pas tetëmbëdhjetë vitesh, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, bëhet me ligj. Pas aq shumë vitesh, Trepça bëhet me ligj e me statut. Pas shumë përpjekjesh e refuzimesh, hezitime e kundërshtime, Kosova bëhet me Ushtri të saj. Kjo është një e arritur e madhe, anipse ne jemi të tillë që nuk i duartrokasim gjërave të mëdha, sepse refuzojmë të pajtohemi më punën e tjetrit, pavarësisht nëse ajo është për të mirën e përgjithshme.
Imagjinoni, për herë të parë buxheti i shtetit ndahet në mënyrë të barabartë, për gjitha komunal pavarësisht se kush qeverisë me to. Nuk ka kryetar të komunave që brenda këtij dyvjeçari të qeverisjes që nuk e ka takua të paktën tre herë kryeministrin Haradinaj në zyret e tyre. Nuk ka komunë që nuk është investua në to, që nuk janë realizuar projekte të ndryshme. E kaluara na thotë të kundërtën. Vazhdimisht në fushata elektorale na është thënë se; votoni këtë kandidat në mënyrë që të keni investime, dmth qytetarëve, taksapaguesve tanë i është bërë presion i vazhdushëm. Sot po ndodh e kundërta, taksat po përkthehen në investime për të mirën e përgjithshme.
Gati dy dekada nuk është investuar në Anamoravë, në veçanti në Gjilan, komunë kjo e harruar tërësisht, por e cila ka qenë gjithmonë përcaktuese e fituesit të zgjedhjeve në nivel vendi, komunë e cila i është përgjigjë vazhdimisht detyrimeve ndaj shtetit. Kemi pas ministra, deputetë, zëvendësministra, nga ky regjion, por na ka mungua zëri mbrojtës, zëri përkrahës, guximi për ta kërkuar hisën tonë, dhe vullneti për ti sjell investimet këtu. Është fat i madh që sot kemi një njeri i cili nga pozita e zëvendësministrit, po i sjell Gjilanit dhe Anamoravës në përgjithësi investime. Po dëshmon se e do këtë vend, i do këta qytetarë, e një Gjilan ndryshe. Rexhep Kadriu është shndërrua në lider shembull për të ardhmen.
Më vjen keq që vendi im ka një opozitë e cila njëzetë e katër orë në ditë, çdo ditë, për dy vjet rresht, nuk ka ofruar asnjë ide, asnjë mundësi për të besuar se është ndryshe, por vetëm ka kërkuar zgjedhje të parakohëshme. Nuk kam arritë asnjëherë ta kuptoj se çka sjellin zgjedhjet e parakohëshme kur nuk je në gjendje me tregua çka të bënë të dallosh nga të tjerët..?! Sinqerisht, kjo e irriton qytetarin, e bënë të pashpresë dhe e demotivon për jetë, për arsimim, ia gërditë vendin e vet, ia dhunon trurin çdo ditë me të njëjtat kërkesa, me të njëjtat sjellje, duke refuzuar edhe punën ne Kuvend, përveç të nënshkruhen për mëditje.
Pra, janë bërë shumë punë të mëdha, ka edhe shumë të tjera që nuk janë bërë, ose janë bërë por jo mirë. Kjo qeveri dallon shumë nga qeveritë e kaluara, dhe më bënë skeptik se do të ketë ndryshime pozitive edhe në të ardhmen nga opozita aktuale, sepse sjellja e tyre në raport me qytetarët, me vendin, mungesa e ideve për të ardhmen, është treguesi më i mirë se qëllimi i tyre është ardhja në pushtet dhe jo mirëqenia e qytetarëve.