Kosova ka arritur ta mposhtë Bullgarinë me rezultat 3-2, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje, në kuadër të fazës së grupeve për kualifikimet për kampionatin Euro 2020.
Të parët që kaluan në epërsi ishin djelmoshat e Bernard Challandes në minutën e 14’ me Milot Rashicën. Bullgaria e barazoi rezultatin në minutën e 43’ me Popovin. Vedat Muriqi e riktheu baraspeshën e lojës në minutën e 64’ duke e barazuar rezultatin në 2-2.
Për golin e fitores u desh të pritej deri në minutën e 93’, ishte Elbasan Rashani pas një super asistimi të Milot Rashicës.
Kosova tani pas tri ndeshjeve pozicionohet në vendin e tretë me pesë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara. Ndeshja e parë në Prishtinë, ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë kishte përfunduar me rezultat 1-1.
Kosova nuk ka pësuar humbje që 14 ndeshje, duke i fituar 9 ndeshje dhe pesë barazime në të gjitha garat.