Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se ka biseduar në telefon me Presidentin e ri të Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e ka uruar për detyrën e re.
“Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i qëndrojnë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës”, ka shkruar Thaçi.
Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi
Sot zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e ri të Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e urova për detyrën e re.
Bashkëbiseduam për rëndësinë e përkushtimit tonë në forcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe për perspektivën evropiane të dy shteteve tona.
Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i qëndrojnë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës. HTH