Pamje të reja satelitore kanë treguar se Koreja e Veriut ka sanuar duke rindërtuar një vend për lëshimin e raketave e që më parë kishte premtuar se do ta shpërbënte.
Provat satelitore nga disa trupa vëzhguese amerikane dhe dëshmitë e shërbimit të inteligjencës së Koresë së Jugut, tregojnë përparim të shpejtë në rindërtimin e strukturave në bllokun e lëshimit të raketave në Sohae në Tongchang-ri.
BBC raportoi se këto pamje janë marrë vetëm dy ditë pas bisedimeve ndërmjet udhëheqësve të SHBA-së dhe Koresë së Veriut të cilat përfunduan pa ndonjë marrëveshje për denuklearizimin. Faqja Tongchang-ri është përdorur për lançimin e satelitëve dhe testimin e motorit, por asnjëherë për nisjen e raketave balistike.
Premtimi për ta çmontuar atë ishte parë si një masë për ndërtimin e besimit midis Phenianit dhe Uashingtonit.