DYLON

Komuna e Bujanocit me raketa kundër breshrit

Komuna e Bujanocit me raketa kundër breshrit
Avatar photo Redaksia

Shtabi për situatave të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit gjatë mbledhjes së saj ka ndarë 400 mijë dinarë për blerjen e 20 raketave kundër breshërit.

Sipas përfaqësuesve kompetent komunal komuna e Bujanocit nga 12 qendra për raste emergjente ka vetëm 4 qendra aktive, shkruan Titulli.com.

“Qendrat për raste emergjente në komunën e Bujanocit janë të lokalizuara në vendbanimet Spanqevc, Lilancë, Bërnjarë dhe Jastrebac”, thanë gjatë mbledhjes së shtabit për situata të jashtëzakonshme.

EkoHigjiena

Komandanti i shtabit për situata të jashtëzakonshme, kryetari i komunës Shaip Kamberi deklaroi se për një kohë përdorimi i këtyre raketave ka qenë i ndaluar.

“Komuna e Bujanocit ka ndarë 400 mij dinarë për blerjën e raketave anti-breshër për katër stacionet të cilat janë funksionale për ti mbrojtur prodhimet bujqësore nga reshjet eventuale të breshërit”, thekosi Kamberi.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.