DYLON

Forbes: 2019 me më pak miliarderë, Zuckerberg humb miliardat

Forbes: 2019 me më pak miliarderë, Zuckerberg humb miliardat
Avatar photo Elife Sherifi

Sipas Forbes, këtë vit ka më pak miliarderë krahasuar me vitin e kaluar. Nga 2 mijë e 208 sa ishin në vitin 2018, këtë vit janë gjithsej  2 mijë e 153.

Pasuria e Mark Zuckerberg, themeluesit të Facebook, është zvogëluar për 8.7 miliardë dollarë nga viti i kaluar.Aksionet e tij në Facebook  humbën një të tretën e vlerës së tyre ndërsa kompania u përball me skandalet e privatësisë.

Listës së miliarderëve, edhe këtë vit i prinë themeluesi i Amazon, Jeff Bezos. Ai nga viti 2019, ka arritur të fitojë rreth 19 miliardë dollarë.

EkoHigjiena

Çmimi i aksionit i Amazon ka qenë i mirë për bilancin bankar të Bezos dhe hendeku midis tij dhe numrit dy të miliarderëve, Bill Gates, është pak më i madh, edhe pse pasuria e Gates është rritur në 96.5 miliardë dollarë nga 90 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Në listën e miliarderëve të rinj, prin Kylie Jenner. 21 vjeçarja, zotëron biznesin për produkte të bukurisë, Kylie Cosmetics, e cila ka arritur shitje 360 milionë dollarë vitin e kaluar.

Amerika është në krye të listës së shteteve me më së shumti miliarderë, me gjithsej 607, pasuar nga Kina me 324.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.