Në konkursin letrar “Lulëkuqet e prillit” 2024 kanë arritur 50 poezi dhe 25 tregime.
Juria e konkursit në përbërje: Sinan Sadiku, Arsim Halili dhe Bajram Kallaba vlerësojnë se si për nga sasia, ashtu edhe për nga cilësia konkursi ishte i suksesshëm. Secili nga anëtarët e jurisë i ka lexuar, punimet dhe i ka nënvizuar më të mirat, ato që i ka vlerësuar se e meritojnë të shpërblehen. Sot jemi takuar, kemi diskutuar, i kemi analizuar të gjitha punimet e propozuara për shpërblim dhe unanimisht jemi përcaktuar si më poshtë:
Poezitë e shpërblyera:
1. Vendi i parë, Apokaliptike, shifra Udha pa udhë,
2. Vendi i dytë, Diku, shifra Poema,
3. Vendi i tretë, Muzat s’jetojnë në kënetë, shifra Lum Krena.
Tregimet e shpërblyera:
1. Vendi i parë, Heroi i limanit, shifra Agastra,
2. Vendin e dytë, Politikani, shifra, Përrallë,
3. Vendi i tretë, Amaneti, shifra, Vendlindja.
Me propozimin e jurisë, në revistën letrare – kulturore “Nositi” do të botohen poezitë:
1. Im det, shifra Peshkatari,
2. Lyra lundron me Laookontin, shifra Muza,
3. Lëndina e fluturave, shifra Pikëllimi,
4. Enigma e syve, shifra 125,
5. Malli për blirët e Prishtinës, shifra Orfeu plak,
6. Mos m’i prek bulzat e shpirtit, shifra Çanëria,
7. Në shkretëtirën e kujtesës, shifra Rrënimi 123,
8. S’kam lakmuar aspak, shifra Gaba,
9. Si përrallë, shifra Ëndrra,
10. Petale trëndafili, shifra Dëshmori.
Me propozimin e jurisë, në revistën letrare – kulturore “Nositi” do të botohen tregimet:
1. Gruaja vrastare, shifra Biçiklisti,
2. Mëkati virtual, shifra Shqipja dhe Luani,
3. Plaku i udhës së shkronjave, shifra Buka e thika,
4. Lutja, shifra Dritare,
5. Oda e burrit, shifra Plisbardhi,
6. Davidi, shifra Gazetari,
7. Macja që ma preu rrugën tri herë, shifra Durim Guri,
8. Një puthje, shifra Andromeda,
9. Barra e mendjes, shifra pa shifër.
Luten autorët e punimeve të shpërblyera dhe të atyre që janë propozuar për boim ta dëshmojnë autorësinë.
/Sinan SADIKU/
Dardanë, më 30.04.2024