DYLON

Kompania “InterPLAST TROCAL”, tregim suksesi, prodhimet e saja kërkohen tani edhe në Amerikë dhe Afrikë

Kompania “InterPLAST TROCAL”, tregim suksesi, prodhimet e saja kërkohen tani edhe në Amerikë dhe Afrikë
Avatar photo Redaksia

Cilësia e ofruar dhe përgjegjshmëria që ka ndaj klientelës kudo, ka bërë që Kompanisë për prodhimin e dyerve dhe dritareve, InterPLAST TROCAL, përveç në tregun vendor e evropian, të i hapen dyert kudo dhe se tani prodhimet e saj po kërkohen edhe në Amerikë e Afrikë, transmeton Portali 2LONLINE.

Shaban Xhymshiti, pronar i kësaj Kompanie ka bërë me dije se tani prodhimet e kompanisë InterPLAST TROCAL, po kërkohen kudo, fal punës së përkushtuar, profesionalitetit dhe cilësisë së ofruar dhe duke e vënë në qendër të vëmendjes, përherë kënaqëshmërinë e klitentelës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ai ka bërë me dije se tani ka pasur kërkesa për prodhimet e kësaj kompanie edhe për tregun në Amerikë dhe Afrikë, duke përmendur, tani së fundi, edhe interesimin e kompanive të ndryshme, siç është rasti edhe në Sierra Leone.

Xhymshiti  shprehet i kënaqur që angazhimi në cilësi, kualitet dhe përgjegjshmëri po jep fryt edhe në tregun botëror, duke ndikuar që të ketë kompani ndërkombëtare që kërkojnë prodhimet e kompanisë së tij, duke depërtuar kështu edhe në tregun amerikan dhe atë afrikan, siç është rasti në Sierra Leone.

Natyrisht, thotë ai, përveç rëndësisë të pranisë në tregun botëror, e rëndësishme për të është tregu vendor, ku po ashtu ofrohet përkushtimi maksimal dhe  pronarin e “InterPLAST TROCAL, e gëzon fakti që ka kudo klientë të kënaqur, si në Kosovë e Shqipëri.

Këto suksese, thotë Shaban Xhymshiti, e motivojnë edhe më shumë që të angazhohen, të jenë përherë në trend me kohën, për të qenë kompani me standarde për të depërtuar kudo dhe për të pasur reputacionin e qëndrueshëm përherë, për çka, si kompani kosovare, ndihen krenar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.