Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kryetarin e Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti, deputetë të Kuvendit, ministra të Qeverisë dhe familjarë të të zhdukurve me dhunë, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë Obeliskut të të zhdukurve me Dhunë, para ndërtesës së Kuvendit.
Sot, me rastin e 27 Prillit, kryetari Konjufca do të marrë pjesë edhe në shënimin e 23 vjetorit të masakrës në Mejë të Gjakovës, në nderim të 376 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe, në luftën e fundit në Kosovë. /2LONLINE/