DYLON

Klinika e Neurologjisë: Për tre muaj u trajtuan 291 raste të sulmit në tru

Klinika e Neurologjisë: Për tre muaj u trajtuan 291 raste të sulmit në tru
Avatar photo Redaksia

Për tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës trajtoi 291 raste të sulmit në tru, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në total, klinika për këtë periudhë kohore ka trajtuar 456 pacientë të shtrirë, me 3984 ditë shërimi, po ashtu janë kryer 3208 vizita ambulantore dhe 1403 vizita konsultative emergjente.

Stafi i klinikës ka kryer 917 EEG dhe 494 EMNG, 39 raste me Sklerozë Multiple, 650 raste të epilepsisë, 68 raste neuro-psikologjike dhe shumë shërbime të tjera mjekësore neurologjike për pacientë të spitalizuar dhe ata ambulantor.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.