Me Urdhëresë të Gjykatës Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, Njësitet e Hetimeve rajonale në Gjilan, në fshatin Pogragjë, të Gjilanit, kanë zbatuar një Urdhëresë, duke bastisur shtëpinë e të dyshuarit R. N.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë revole e tipit Ekol Special 99 kal 7.65, si dhe një armë Automatike e kalibrit 7.62×39 ,dhe 31 fishekë të kalibrit 7.62×39.
I dyshuari nuk është gjetur në shtëpinë e tij gjatë bastisjes dhe është në kërkim të Policisë së Kosovës.