DYLON

FSK në stërvitjen ndërkombëtare-Combined Resolve VIII

FSK në stërvitjen ndërkombëtare-Combined Resolve VIII
Avatar photo Redaksia

Njësia e FSK-së u kthye nga stërvitja ndërkombëtare ,,Combined Resolve VIII’’ e cila është mbajtur në Gjermani.

Pjesëmarrja është realizuar me ftesë nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe në saje të bashkëpunimit bilateral me SHBA-të. Ushtrimin Fushor i NATO-s ,,Combined Resolve VIII’’ (Zgjidhja e Kombinuar -VIII) është mbajtur në bazën e Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë në Hohenfels të Gjermanisë, nga data 24 maj – 16 qershor 2017.

Bartës kryesor të ushtrimit kanë qenë forcat ushtarake Amerikane me anëtarët tjerë të NATO-s dhe partnerët me pjesëtarë nga shtetet e ndryshme si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Hungaria, Ukraina, Italia, Norvegjia, Finlanda etj. Në ushtrim janë kryer manovra ushtarake me forca të kombinuara në nivel brigade si operacione të mbrojtjes, sulmit dhe mbijetesës.

EkoHigjiena

Kontingjenti i FSK-së ka qenë i përbërë nga 12 pjesëtarë i cili është integruar si pjesë e Batalionit Xhenier të Brigadës 588 të ushtrisë së SHBA-ve.

Në këtë ushtrim pjesëtarët e FSK-së kanë treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi në kryerjen e detyre, duke treguar shkathtësi të koordinimit dhe ndërveprimit me pjesëtarë të ushtrive tjera pjesëmarrëse si: bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat ushtarake të Shqipërisë, me ushtarët e njësive amerikane dhe ato pjesëmarrëse nga shtetet tjera për operim të përbashkët.

Gjatë ushtrimit janë demonstruar patrullimet ushtarake në zonat e luftës me forcat mike amerikane, pastrimi i rrugëve nga mjetet e rrezikshme, komunikimi përmes radiove tipit HARRIS si dhe operimi i ekipeve të EOD-së (Për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera).

Për kryerjen me sukses i të gjitha misioneve që ju kanë dhënë kontingjentit të FSK-së, ajo është lavdëruar nga Komandantit i Batalionit Xhenier të Brigadës 588 të ushtrisë së SHBA-ve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.