Open Data Kosovo dhe Sektori për Rini në Gjilan, konfirmojnë bashkëpunimin për projektin “Parandalimi përmes Teknologjisë”.
Parandalimi Përmes Teknologjisë është një projekt i inicuar dhe mbështetur nga OSBE dhe është duke implementuar nga Open Data Kosovo për të fuqizuar të rinjtë në teknologji
Genc Mustafa, koordinatori për Rini, ka thënë se mësimi i kodimit ju mundëson që të bëni shumë gjëra që përndryshe nuk do të ishit në gjendje të bëni. Këto gjëra përfshijnë të dizajnoni faqet tuaja të internetit, të jeni një qytetar aktiv, të krijoni një rrjet të njerëzve që ju njihni dhe gjithashtu të jeni në gjendje të kuptoni teknologjinë që e formëson botën tuaj.
Ai tha se qëllimi kryesor i projektit është që pjesëmarrësit të mësojnë aftësitë praktike inxhinierike të softuerit, të cilat pastaj do t’ju mundësojnë atyre të bëhen pjesë e komunitetit të mrekullueshëm lokal të teknologjisë.
Mustafa bëri të ditur se në total, 60 pjesëmarrës nga Komuna e Gjilanit do të pranohen dhe do të ndahen në 3 grupe të ndryshme me nga 20 pjesëmarrës. Të tre grupet do të fillojnë trajnimin në fund shtatorit/tetor të vitit 2018.
Trajnimi do të mbahet 3 javë me radhë, dhe secilit grup do t’i zgjatë 5 ditë (ditë javore).
Trajnimi ndahet në gjithsej 5 seanca (një seancë në ditë), Trajnimi do të jetë për fillestar dhe nuk është e nevojshme që të keni shumë njohuri ne fushën e teknologjisë
Mustafa ka thënë se sesioni informues do të iu mundëson atyre që të kuptojnë më shumë rreth projektit dhe trajnimeve në tërësi, si dhe benefitet që ata do të kenë pas përfundimit të trajnimit. Sesionin informues në partneritet me Komunën e Gjilanit do ta mbajmë me date 17 Shtator 2018, nga ora 13:00-14:00 në Shtëpinë e Rinisë.