Studentë dhe profesorë të UKZ-së përfitues të programit për zhvillimin e shkathtësive ndërmarrëse nga projekti REBUS

Studentë dhe profesorë të UKZ-së përfitues të programit për zhvillimin e shkathtësive ndërmarrëse nga projekti REBUS

Studentët dhe profesorët e Universitetit “Kadri Zeka” përfitues të programit për zhvillimin e shkathtësive ndërmarrëse nga projekti REBUS (REady for BUSiness), të financuar nga Erasmus + të Komisionit Evropian.

Studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të UKZ-së dhe në programin master e-qeverisja po zhvillohen sipas standardeve të Hapësirës Evropiane të Arsimit të lartë.

e sponzorizuar

Këtë po e dëshmon edhe zhvillimi I aktiviteteve mësimore në bashkëpunim me Universitetet e Evropës, siç është rasti me trajnimet e stafit dhe të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në kuadër të Projekti REBUS (Ready for Business).

Ky projekt ka për synim zhvillimin, testimin, vlerësimin, integrimin gjithëpërfshirës dhe nevojat që nxisin modulet e hapura mësimore për të promovuar aftësitë ndërmarrëse të studentëve në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri dhe shkenca të tjera teknike.

Këto trajnime apo module arsimore janë një ndërthurje e edukimit akademik dhe mësimdhënies në praktikë të koncepteve të ndërrmarrësisë në fushën e Shkencave kompjuterike.

Koordinatori qendror i projektit – prof. Branko Vucijak thekson se impakti direkt i projektit përfshinë module të ndryshme, trajnime mbi ndërmarrësinë e orientuar nga praktika, një vlerësim të sistemit duke përfshirë si njësi të aftësive ndërmarrëse përshkruese dhe lidhjen e tyre me vlerësimin dhe sistemin e krediteve (ECTS) dhe sistemeve të certifikimit (EUROPASS), një zgjerim i kurrikulave ekzistuese të studimeve Bachelor në shkencat kompjuterike dhe në studimet Master e-qeverisja.

Ndërsa Koordinatori I projektit në Universitetin “Kadri Zeka, prof. Xhevdet Thaqi, thekson se Universiteti “Kadri Zeka” është partner përfitues në këtë projekt së bashku me 11 Universitete partnere të tjerë nga Austria, Gjermania, Bosnja dhe Hercegovina, Siberia, Rusia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Sipas tij, nga 15 shtator deri më 1 Tetor të këtij viti Universiteti i Shkencave Aplikative Joanneum në Graz të Austrisë, do të jetë nikoqir i organizimit të trajnimit 2 javor për 13 studentë dhe mësimdhënës të UKZ-së, ku do të zhvillohen module inovative, module trajnuese nga ndërmarrësia dhe validimi i kompetencave të cilat do të mundësojnë t’i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tregut të punës.

Projekti REBUS është projekti i tretë për zhvillimin e kapaciteteve që Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka përfituar direkt nga programi ERASMUS+ të financuar nga Bashkimi Evropian.

KOMENTE