Konfindustria vlerëson, se një strategji e re e mirëmbajtjes dhe përmirësimit të Rrugës së Kombit domosdoshmërish duhet të diskutohet dhe vendoset bashkërisht sa me shpejt nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Konfindustria vlerëson, se vetëm vendimi i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për mënyrën e menaxhimit të Rrugës së Kombit, krijon kushtet bazë për uljen e kostove të mirëmbajtjes, kryerjen e investimeve të munguara, rritjen e efektivitetit ekonomik të shfrytëzimit të saj, duke prodhuar mirëqenie të prekshme për gjithë shqiptarët.
Në një njoftimi për shtyp të Administratorit të Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku, thuhet se:
Konfindustria vlerëson, se një strategji e re e mirëmbajtjes dhe përmirësimit të Rrugës së Kombit domosdoshmërish duhet të diskutohet dhe vendoset bashkërisht sa më shpejt nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Rruga e Kombit, përfshi edhe pjesën e Kosovës, është me vlera jetike të shumëfishta për shqiptarët. Rruga është ndërtuar me kosto te mbi 2 miliardë euro nga shqiptarët e dy anëve të kufirit dhe duhet të menaxhohet si një pasuri e vetme nga Tirana, Durrësi deri në Prishtinë e më tej në korridoret evropiane.
Zgjidhjet e njëanshme dhe që nuk parashikojnë të gjithë ndikimet ekonomike, politike, shoqërore në shkallë vendi dhe krahine, rrezikojnë të ulin ndjeshëm vlerën strategjike të investimit dhe të prodhojnë pasoja të rënda për biznesin dhe qytetarët, përfshi edhe ngjarje të papranueshme sikurse ato të Tunelit të Kalimashit.