Në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës u mbajt Konferenca Shkencore “72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.” Konferenca u organizua nga organizat “Kosova për Sanxhakut” nën përkujdesjen e kryetarit të Komunsës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Në konferencë morën pjesë referues nga viset e ndryshme të Kosovës dhe nga Sanxhaku, njëherit në sallë ku zhvilloheshin punimet e Konferencës ishin prezent familjarët e Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit, si dhe familjarët e pjesëmarrëseve të Luftës për Mbrojtjen e Pazarit, si ata të Shaban Palluzhës, Sak Fazlisë, Mulla Zekë Bërdynës etj.
Në konferencë me kumtesat e tyre u paraqiten historianë, politikolog, publicistë të ndryshëm nga Kosova dhe Sanxhaku, të cilët me kumtesat e tyre ngjallën emocione te të pranishmit. Ndërsa pjesëmarrësit vlerësuan lart punimet e Konferencës, dhe u shtrua nevoja e organizimit edhe në të ardhmen aktivitet të ndryshme si tryeza, akademi solemne, me qëllim të përafrimit, ngjalljen e kujtesave historike për të kaluarën e krahinës së Sanxhakut, pothuajse të harruar.
Për personalitetin e Aqif Blytës dhe Ahmeta Dacit, referuesit me kumtesa e tyre, shpalosen të dhëna historike deri më tani të pa thëna.
Prof. Dr. Hakif Bajrami, kumtesën e tij ia kushtoi aktivitetit politik të Aqif Blytës, me theks të veçantë aktiviteti i tij në mes të Dy Luftrave Botrore. Alban Dobruna nga instituti i Historisë, foli për “Xhemmijetin” dhe kontributi i Aqif Blytës në këtë organizatë atëherë të vetëm politike.. Profesori nga Sanxhaku Admir Muratoviq, vëmendje të veçantë i kushtoi krimeve në Haxhet të Pazarit me theks të veçantë ekzekutimi i Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit.
Fazli Muriqi kumtesen e tij ia kushtoi organizimit të shkollave në Pazarin e Ri dhe në Sanxhak gjatë Luftës së Dytë Botrore dhe kontributi i këtyre kolosëve në shkollimin e popullatës në gjuhën shqipe.
Dr. Bedri Muhadri, foli per kontributin e hasjanëve në Mbrojtjen e Pzarit të Ri. Ndërsa, Zahir Katsrati foli për rolin e komandantit Shaban Palluzha në mbrojtjen e kësaj treve nga rreziku i zhdukjes së popullatës nga forcat çetnike.
Besim Morina u paraqit me kumtesën “Roli i prijësve te Drenicës ne mbrojtje te popullsisë autoktone të Sanxhakut”. Ndërsa Fazli Muriqi, foli me temën: Sak Fazlia, Bajraktari i Rugovës dhe Aqif Blyta. Ku shtroi të dhëna interesante, bashkëpunimin e tyre për çështjen kombëtare.
Ali Daci, komtesen e vet ia kushtoi personalitetit të Ahmet Dacit, kontributin e tij në Sanxhak. Nexhmedin Spahiu, u përqendrua në rolin e Luftës së Kolashint dhe rrethanave historike të asaj kohe në mbrojtjen e trojeve etnike, në rapot me ngjarje e sotme.
Ismet Azizi, udhëheqës i organizatës “Kosova për Sanxhaku” kumtesën e vet ia kushtoi intelektualit, ushtarakut, me theks te veçantë diplomatit Aqf Blyta. Ai foli për rolin diplomatik të Aqif Blytës ne Mbrojtjen e e të drejtave të popullatës së Sanxhakut dhe Kosovës në rrafshin politik përballë Serbisë, pengimin e shpërnguljes si dhe sensibilizimin e kësaj çështje në rrafshin diplomatik, duke njoftuar opinion evropian dhe kërkesa veta të vazhdushme nga Turqia në pengimin e shpërnguljes.
Ne fund pjesëmarrës të shumtë siç ishin. Mujë Rugova, Rexhep Abazi, Adem Shkreli, Mazllum Baraliu, Muharrem Gashi, Kenan Kutagiq, Sabri Tahiri me diskutimet e tyre, përgëzuan organizatën “Kosova për Sanxhakun”, shtruan çështjen e bashkëpunimit më të madh në mes Kosovës dhe Sanxhakut në të gjitha lamitë, duke pasur në konsideratë të kaluarën e përbashkët dhe etnisë së përbashkët, me theks të veçantë shtrirjes së dorës së bashkëpunimit për një të ardhme të mirë.