DYLON

Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhuroi 75 tituj të veprave të botuara, për shoqatën “Kosova për Sanxhakun”

Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhuroi 75 tituj të veprave të botuara, për shoqatën “Kosova për Sanxhakun”
Avatar photo Redaksia

Duke u bazuar në fushën dhe veprimtarinë që ka shoqata “Kosova për Sanxhakun”, pas kërkesës së kreut të shoqatës për t’i përkrahur aktivistët, studiuesit dhe anëtarët, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, bibliotekën e shoqatës e pasuroi me 75 tituj veprash e botimesh shkencore historiografike, ka bërë me dije Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës.

Sipas tij, në këto vepra dhe botime, punëtorët shkencorë të Institutit kanë dhënë kontribut të çmueshëm në hulumtimin e trevës së Sanxhakut të Pazarit të Ri.

EkoHigjiena

Azizi, në emër të Kryesisë, aktivistëve dhe anëtarësisë, falënderon drejtoreshën Prof. Dr. Teuta Shala-Peli, për aprovimin pa hezitim të kërkesës sonë, për këtë ndihmesë e përkrahje me vlerë të madhe.

 “Ky është një shembull shumë i rëndësishëm se si duhet të përkrahen shoqatat, të cilat kanë për synim ndriçimin e së kaluarës dhe vetëdijesimin e gjeneratave të reja të kësaj pjese të trojeve shqiptare”, ka thënë ai.

 Paraprakisht për këtë donacion me libra ka bërë kërkesë kryetari  i shoqatës Ismet Azizi. Sipas tij, studentët dhe mësimdhënësit e këtij fakulteti kanë nevojë për literaturë të fushës përkatëse dhe ky fond sado pak do të ndihmoj ata.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.