Dy koncerte janë mbajtur në kufirin mes Venezuelës dhe Kolumbisë.
Në anën e Kolumbisë, miliarderi britanik, Richard Branson organizoi një koncert për përkrahur qytetarët e Venezuelës që janë prekur nga kriza.
Ky koncert nuk i kishte pëlqyer aspak presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili i ishte përgjigjur kësaj duke organizuar një koncert tre ditor në kufi.
“Artistët që këndojnë në Kolumbi duhet ta dinë se po e ndihmojnë krimin. Ata po miratojnë një ndërhyrje ushtarake” u shprehë Maduro.