DYLON

Zbulimi i mjeteve monetare të pa deklaruara në PKK Bërnjak

Zbulimi i mjeteve monetare të pa deklaruara në PKK Bërnjak
Avatar photo Redaksia

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, janë evidentuar dy raste të zbulimit të mjeteve të padeklaruara monetare, bëhet e ditur në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Rreth orës 14:20, në hyrje të PKK Bërnjak, ka arritur një automjet në të cilin gjendeshin dy persona: vozitësi dhe një pasagjer. Gjatë një kontrolli rutinor, për shkak të dyshimeve, automjeti u selektua për kontroll në vijën e dytë. Zyrtarët doganorë pyetën palët nëse kishin diçka për të deklaruar, ndonjë mall për doganë apo mjete monetare. Pasagjerët u deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit të automjetit dhe pasagjerëve nga zyrtarët e doganës dhe policisë, u zbuluan dy raste me mjete monetare në shumën mbi 10,000.00 €:

Tek personi i pare u gjetën 10,220 €, derisa tek personi i dyte gjetën 10,100 €.

Pas zbulimit të rasteve, u njoftuan zyrtarët e hetuesisë, të cilët erdhën në vendin e ngjarjes dhe intervistuan palët. Për rastet në fjalë u njoftua prokurori i shtetit. Bazuar në Ligjin Nr. 05/L-096, palëve u konfiskua 25% e mjeteve monetare, ndërsa 75% e mjeteve monetare u ndaluan përkohësisht me urdhër të prokurorit.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme, duke garantuar sigurinë ekonomike dhe financiare të vendit tonë, thuhet në njoftimi ne Doganës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.