Në sheshin “Metush Krasniqi“ në Kamenicë, para qytetarëve kamenicas të të gjitha moshave u shfaq një program kulturo artistik. Ata i argëtuan këngëtarët : Arlind Leci, Leonorë dhe Leutrim Llozani si dhe Ansambli i Këngëve dhe valleve “Albana“ nga Kamenica.
U përkujtua kjo ditë kur forcat e çlirimtare dhe forcat e NATO-s hynë në mënyrë triumfale në qytetin e Kamenicës.
Edhe pse vitet po kalojnë shpejt, jeta shoqërore prodhon procese e ngjarje të ndryshme, megjithatë e kaluara nuk duhet të harrohen sakrificat e gjaku i derdhur për këtë tokë dhe lirinë të cilën sot po e gëzojmë. Kjo ditë e lavdishme nuk harrohet ,po shenjtërohet ashtu siç e meriton.